Universiteti amerikan “Johns Hopkins” e ka njoftuar sot ambasadorin gjerman në Kosovë se kërkesa e tij u mor parasysh dhe se kanë përfshirë të dhënat e Kosovës në listën e tyre për COVID-19.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka pyetur në Twitter ditë më parë Universitetin “Johns Hopkins” për mospërfshirjen e Kosovën në të dhënat botërore për koronavirus.
Universiteti sot i ka kthyer përgjigje duke i treguar se tashmë i kanë përfshirë të dhënat e Kosovës në bazën e tyre për virusin COVID-19.
“Të dashur, ky është një lajm fantastik, ju falemnderit. Mund ta marrë me mend se jeni mbushur me mesazhe në këtë kohë sfiduese. Vazhdojeni punën e shkëlqyeshme që po e bëni për të gjithë ne në mbarë botën dhe ruajeni shëndëtin. Mendimet dhe lutjet tona janë me SHBA’në”, ka shkruar Heldt.
Ndërkaq në postimit paraprak, Universiteti amerikan e falëndëron Heldtin për vërejtje, duke treguar se tashmë Kosova është në të dhënat e tyre.
“Falëmnderit që na kontaktuar. Të dhënat e Kosovës tani po shfaqen në tabelën e COVID-19. Falëmderit për durimin derisa ekipi ynë punoi në të”, shkruajnë nga John Hopkins.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…