Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi ka vizituar ambasadorin e Somalisë në Ankara Jama Abdullahi Mohamed, me të cilin diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe shkëmbyen pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.
Ky takim vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq doli me pretendimet e tij se Somalia është një nga shtetet që e ka tërhequr njohjen e pavarësinë së Kosovës.
Ambasada e Kosovës në Ankara njofton se ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi takoi ambasadorin e Somalisë Jama Abdullahi Mohamed me të cilin diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe shkëmbyen pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.
Nga ana tjetër edhe ambasadori somalez ka shkruar në twitter se ka pritur ambasadorin Vrenezi ku kanë pasur një takim produktiv dhe kanë diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale.
“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar ambasadori somalez, Jama Mohamed.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…