Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkac ka thënë sot për shkak se duhet të ruajnë parimet e së drejtës ndërkombëtare, nuk e njohin Kosovën.
Ai tha për RTS se ata nuk duan të shkelin parimet.“Ndonjëherë qytetarët tanë na pyesin pse ne e mbështesim Serbinë dhe jo Kosovën sepse Kosova e mbështet Ukrainën dhe Serbia jo, ne themi se problemi nuk është dallime, por çështje parimore. Ne duhet të ruajmë parimet e së drejtës ndërkombëtare”, tha Tolkac.
Kjo fundjavë shënon dy vjet që kur Rusia pushtoi Ukrainën, një konflikt që ka marrë dhjetëra mijëra jetë.