Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, priti në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, znj.Rachel Amrani, Drejtoreshë e Shkollës së Ambasadorëve të Rinj në Petah Tikva të Shtetit të Izraelit, dhe z. Steven Aiello, themelues dhe bashkëdrejtues i programit Debati për Paqen në Izrael, së bashku me nxënësit e tyre.
“Ishte një kënaqësi e madhe për mua të pres zonjën Rachel Amrani, Drejtoreshë e Shkollës së Ambasadorëve të Rinj në Petah Tikva të Shtetit të Izraelit, dhe z. Steven Aiello, themelues dhe bashkëdrejtues i programit Debati për Paqen në Izrael, së bashku me nxënësit e tyre të klasës së shtatë, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.
Jam mahnitur me njohuritë e këtyre të rinjve izraelitë për Kosovën. Uroj që të sjell bashkëmoshatarët e tyre kosovarë në Izrael në kuadër të bashkëpunimit për vizita shkëmbimi të nxënësve e studentëve të dy shteteve tona. 🇽🇰🇮🇱”, shkruan ambasadorja Demiri në rrjetet sociale.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…