KRYESORE

Amerika bën thirrje për mbyllje të UNMIK-ut

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje që OKB-ja të nisë me procesin e mbylljes së UNMIK-ut.

Në mbledhjen e KS-së së OKB-së ai ka thënë se ngjarjet e fundit kanë demonstruar se UNMIK-u e ka përmbushur detyrën e tij dhe se “duhet ta kuptojmë realitetin e të shkojmë drejt mbylljes së tij”.

“Dëshiroj të filloj duke mirëpritur marrëveshjen për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë që e ka ndërmjetësuar Lajcak. Kjo marrëveshje është hap përpara për Kosovën, Serbinë dhe stabilitetin në Ballkanin Përëndimor. Kjo është dëshmi se kur liderët angazhohen mund të gjejnë zgjidhje që përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. Inkurajojmë të dy vendet të vazhdojnë këtë dhe të respektojnë marrëveshjet paraprake e gjithashtu të vazhdojnë dialogun.Dialogu mbetet platforma kryesore për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe stabilizim të marrëdhënieve duke arritur në fund një marrëveshje për njohje reciproke. UNMIK-u nuk ka luajtur rol lidhur me çështjen e targave dhe zgjidhja e kësaj çështje me përkrahjen e KFOR-it ka treguar se organizata tjera mund ta luajnë këtë rol më mirë. UNMIK-u ka plotësuar mandatin e tij dhe duhet ta kuptojmë këtë realitet e të shkojmë drejt mbylljes së tij. OKB’ja ende mund të luaj rol të rëndësishëm në implementimin e demokracisë në rajon por kjo nuk kërkon mision paqëruajtës në rajon. SHBA kërkon që Këshilli të mbyll misionin në mënyrë që të kemi prani tjetër në mënyrë që Kosova të realizojë potencialin e saj të plotë. SHBA-të mbesin të përkushtuara në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin perëndimor dhe do të punojmë ngushtë me partnerët që të ruajmë sundimin e ligjit.”, tha përfaqësuesi i SHBA’ve.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago