LAJME

Amerika është këtu! Dy “bishat” e qiejve fluturojnë të hënën mbi sheshin “Skënderbej”

Dy avionë gjigantë “B52” të SHBA-ve do të fluturojnë paraditen e datës 22 gusht mbi sheshin Skënderbej me qëllim nderimi ndaj shqiptarëve në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane shprehet se do të njoftohet edhe ora e saktë e fluturimit të tyre, ndërkohë që fton qytetarët që të shohin spektaklin që do të dhurojnë dy avionët gjigantë që SHBA-ve.

Njoftimi i plotë

Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe ejani të shihni fluturimin e dy avionëve amerikanë B-52 nga sheshi Skënderbej të hënën, më 22 gusht. Do të njoftojmë orën e saktë këtu në faqen tonë të hënën në mëngjes! Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s. Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë. Dhe nëse doni të mësoni më shumë rreth këtyre avionëve të jashtëzakonshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

4 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

18 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

19 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago