POLITIKE

Amerika paralajmëron NATO’n për rrezikun nga Kina

Shtetet e Bashkuara do të diskutojnë mbi kërcënimet që paraqet Kina, sidomos me dominimin prej saj të rrjeteve 5G të telekomunikimit, kur Presidenti Donald Trump të takohet me aleatët në një samit të NATO-s në Londër javën e ardhshme, u tha gazetarëve një zyrtar të premten.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Kina po përpiqen të finalizojnë fazën e parë të një marrëveshjeje tregtare, një zyrtar i lartë i administratës tha se Shtetet e Bashkuara do të insistojnë që aleatët të përdorin kompani të besueshme telekomunikacioni.

“Kjo është një përparësi shumë, shumë e lartë për ne dhe presidenti do ta ritheksojë këtë mesazh,” tha zyrtari.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vendet që të mos përdorin pajisje të prodhuara nga kompania kineze Huawei Technologies, duke thënë se pajisjet e saj mund të shfrytëzohen nga Kina për spiunazh. Shqetësimet janë përqëndruar tek një ligj kinez për bashkëpunimin e ndërmarrjeve vendase me qeverinë për çështjet e sigurisë dhe kritikët thonë se qeveria mund t’i detyrojë ato të shërbejnë si mjet për spiunazhin kinez.

Huawei i mohon pretendimet e Uashingtonit.

Zyrtari amerikan shtoi se Kina paraqet një sfidë për NATO-n dhe se ajo synon të minojë rendin ndërkombëtar që bazohet në rregulla.

“Kina po kërkon në mënyrë aktive një prani të madhe dhe më shumë ndikim në të gjithë globin, përfshirë në fushën e përgjegjësive të NATO-s”, u tha zyrtari gazetarëve.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë shtuar pas nënshkrimi të mërkurën nga Presidenti Trump të projektligjeve që mbështesin protestuesit në Hong Kong dhe që kërcënojnë Kinën me sanksione të mundshme për çështjen e të drejtave të njeriut.

Nënshkrimi i projekt-ligjeve bëri që Ministria e Jashtme kineze të paralajmëronte të enjten për “kundërmasa të forta.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago