Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit goditi fort Shqipërinë dhe solidarizoi Botën.
Të shumtë kanë qenë iniciativat e njerëzve të njohur, ku donacionet për të prekurit nga tërmeti vijojnë të mbërrijnë.
Së fundmi, një shumë prej 500 mijë eurosh është dhuruar nga Kryesia e Konferencës së Ipeshkvijve italianë, për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, me epiqendrën e tij midis Shijakut dhe Durrësit.
Donacioni do të bëhet përmes “Caritas Italia”, i cili do t’i raportojë Shërbimit për Ndërhyrje Bamirëse në favor të Botës së Tretë.
Dëmet që ka lënë pas tërmeti i së martës janë të mëdha dhe shumë njerëz nuk do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Qytetet më të prekur janë Durrësi dhe Thumana, 40 km në veri të Tiranës.
Teksa lëkundje janë ndjerë edhe në qytete si Krujë, Lezhë, Laç, Lushnje, Fier dhe Tiranë. Deri më tani raportohet për 49 të vdekur si dhe 900 të plagosur. Numri i të pastrehëve mendohet të jetë rreth 2 mijë persona.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…