Pentagoni thotë se të ardhurat nga fushat e naftës në verilindje të Sirisë – që mbrohen nga forcat e SHBA-së, do të derdhen për luftëtarët aleatë kurdë dhe jo në arkat e Uashingtonit.
“Të ardhurat nuk do të shkojnë në SHBA, ato do t’i derdhen SDF-së”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, duke iu referuar Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.
Qëllimi është që të lejojmë SDF-në të ketë “aftësinë për të punuar në ndërtimin e forcës së tyre në fushatën për zhdukjen e ISIS-it”, shtoi Hoffmani, duke përdorur një emër alternativ për grupin terrorist të Shtetit Islamik (ISIS).
“Kështu po parandalohet ISIS-i që të marrë të ardhura nga nafta”, ka thënë ai.
SDF-ja ka qenë një aleat kryesor dhe ka marrë mbështetje ushtarake në luftën kundër IS-it në rajonin sirian afër kufirit turk.
Admirali amerikan, William Byrne, tha se kur militantët kontrollonin fushat e naftës më 2015, ata ishin në gjendje të fitonin rreth 1.5 milionë dollarë në ditë, për të ndihmuar në financimin e sulmeve në vend dhe jashtë tij.
“Ne thjesht nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri”, tha ai.
Turqia nisi një ofensivë kundër forcave të drejtuara nga kurdët, më 9 tetor, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se po tërhiqte pjesën më të madhe të trupave amerikane nga Siria Verilindore.
Trumpi mori kritika për këtë vendim, pasi ai u pa si një “tradhëti” ndaj aleatëve kurdë. Megjithatë administrata e Trumpit ka thënë se disa trupa do të mbeten për të ndihmuar që resurset e naftës të mos bien në duart e militantëve të ISIS-it./rel
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…