POLITIKE

Amerikanët ishin vizitorët më të shpeshtë të Ambasadës kosovare, aty shkoi edhe Albright

Ambasada e Kosovës në Pragë vitin e kaluar ka pritur disa prej figurave më të rëndësishme të diplomacisë amerikane. Aty, madje ka shkuar edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker.

Në një postim në Fb, Ambasadori Arbër Vllahiu ka njoftuar edhe për takimet tjera me udhëheqësit e shtetit çek.

“Një vit i vështirë por i rëndësishëm tashmë ka zënë vend në histori, për të hapur rrugën për një Vit të Ri dhe me më shumë shpresë. Megjithatë, vitin 2019 do ta mbajmë në mend për përkrahjen e madhe të miqve amerikanë.  Ambasadën e Kosovës në Pragë e kanë vizituar ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, z. Philip Reeker, ish-sekretarja amerikane e shtetit, znj. Madeleine Albright, miku dhe kolegu, Ambasadori i SHBA-së në Pragë, z. Stephen B. King, me porosi të qarta për Kosovën dhe të ardhmen e saj”, ka shkruar Vllahiu.


Veç kësaj, aty përmenden takimet me udhëheqjen më të lartë të Çekisë duke filluar nga Kryeministri Andrej Babis e deri te Kryetari i Pragës.

“Gjithsesi viti 2019 ishte vit i përafrimit me Republikën e Çekisë. Me kryeministrin çek, z. Andrej Babiš, kryetarin e Parlamentit, z. Radek Vondráček, kryetarin e Senatit, z. Jaroslav Kubera, ministrin e jashtëm, z. Tomáš Petříček, ministrin e shëndetësisë. z. Adam Vojtěch, zëvendësministren e arsimit, znj. Dana Prudíková, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit, z. Pavel Fischer, nënkryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme,z. Ivo Lipavsky, që ka vizituar Ambasadën e Kosovës, kemi fuqizuar bashkëpunimin në kërkim të partneritetit gjithëpërfshirës”, ka shtuar ai.

Ky partneritet shtrihet edhe në nivel komunal, me kryetarin e Pragës, z. Zdeněk Hřib dhe me kryetaren e Bërnos, znj. Markéta Vaňková.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago