POLITIKE

Reagon Irani: Trump nuk ka kurajo të sulmojë 52 objektiva në vend

Irani i është kundërpërgjigjur menjëherë sfidës së Donald Trump duke hedhur dyshime mbi faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë kurajon për të sulmuar 52 objektiva në Iran. Sipas gjeneralit të ushtrisë në Teheran, Trump bën deklarata të tilla për të larguar vëmendjen nga akti i urryer dhe i pajustifikueshëm. Por kreu i shtëpisë së bardhë replikoi menjëherë duke thënë se Irani sulmoi dhe SHBA reagoi: “Nëse sulmojnë sërish do të godasim dhe më fort!”

Ministri i jashtëm Iranian Javad Zarif u shpreh se sulmi ndaj objekteve të kulturës do të ishte një krim lufte. Ai komentoi në këtë mënyrë paralajmërimin e presidentit amerikan Donald Trump sipas të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të godasin 52 objektiva të rëndësishme për kulturën iraniane nëse Teherani do të ndërmerrte ndonjë sulm.

Zarif shtoi se pas shkeljeve të rënda ndaj ligjeve ndërkombëtare me vrasjet e së premtes Trump kërcënon të kryejë shkelje të tjera: “Nuk ka rëndësi nëse ai hedh shkelma apo bërtet, fundi i pranisë së keqe amerikane në Lindjen e Mesme, ka nisur,” përfundoi Zarif.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbëngul dhe më shumë në qëndrimin e tij duke sqaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar dy trillion dollarë në pajisje ushtarake. “Jemi më të mëdhenjtë dhe më të mirët në botë. Nëse Irani sulmon një bazë ushtarake amerikane, apo ndonjë amerikan, do të dërgojmë disa nga këto pajisje të mrekullueshme pa u menduar shumë,” shkruan presidenti amerikan Tramp në “Twiter”.

Më pas kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se këshillonte shumë qartë Iranin të mos sulmojë, pasi nëse një gjë e tillë ndodh, do të goditen si asnjëherë më parë.

Ndërkohë zëvendës komandanti i rojeve revolucionare iraniane kërcënoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se nëse ushatrët amerikanë duan të jetojnë, atëherë duhet të evakuojnë menjëherë bazat e tyre ushtarake në rajon dhe të largohen. Sipas tij raprezalja nga ana e Iranit dhe komandantëve të rezistencës do të jetë e sigurtë, e pakontrollueshme dhe e dhimbshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago