Një amerikan i paidentifikuar fitoi ‘jackpotin’ prej 1.28 miliardë dollarësh të premten në lotarinë Mega Millions, shkruan CNN.
Numrat e tij me fat ishin 13, 36, 45, 57 dhe 67. Ky është çmimi i dytë më i madh Mega Millions në 20 vitet e fundit.
Në vitin 2018, një burrë nga Michigani fitoi gjithashtu një miliard dollarë.
Fitorja më e madhe e arritur ndonjëherë në lotarinë amerikane ishte 1.58 miliardë dollarë në janar të vitit 2016.