BREAKING NEWS

Gjenerali britanik: Kemi kryer operacione të fshehta në Ukrainë

Forcat e Marinës Mbretërore Britanike kanë kryer një seri operacionesh, të konsideruara me “rrezik të lartë”, në Ukrainë.

Lajmi është konfirmuar nga gjeneral-lejtnant Robert Magowan, zëvendësshef i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë, ndërsa ka mbajtur edhe postin e kreut të Forcave të Marinës Mbretërore.

Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe ka pranuar në fillim të këtij viti se një grup i vogël personel ushtarak ishte vendosur në Ukrainë për të siguruar ambasadën britanike në Kiev dhe për të ruajtur praninë diplomatike atje.

Ndërkohë, deklarata e Magowan shënon herën e parë që një zyrtar i lartë ushtarak konfirmon që marinsat britanikë u vendosën në Ukrainë kundër pushtimit rus.

“Një grup i forcave speciale evakuuan ambasadën britanike në Kiev. Në muajin prill, ata u rikthyen për të rivendosur misionin diplomatik, duke siguruar mbrojtje për personelin. Gjatë të dy fazave, komandot mbështetën operacione diskrete në një mjedis me rrezik të lartë politik dhe ushtarak.

Megjithatë, një zëdhënës i Marinës ka reaguar për “Daily Mail”, duke thënë se forcat speciale janë vendosur në Ukrainë vetëm për sigurinë e trupit diplomatik dhe nuk kanë kryer asnjë funksion tjetër ushtarak.

Përpara 24 shkurtit, atëherë kur nisi edhe pushtimi rus, ministri i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace, tha se një grup i vogël ushtarak kishte qenë në Ukrainë duke ofruar trajnimi për ukrainasit, ndërsa kërcënimi rus po rritej.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago