FOTO&VIDEO

Angli/ Vrasja e ‘mbretit’ shqiptar të drogës para syve të familjes, arrestohet një ‘kickboxer’ 22-vjeçar

Një ‘kikboksier’ nga Suedia është arrestuar për vrasjen brutale të ‘’mbretit” shqiptar të drogës Flamur Beqiri i cili u vra natën e krishtlindjeve, në sy të gruas së tij dhe djalit të mitur, në jug të Londrës.

Anis Hemissi, 22 vjeç, u arrestua në aeroportin e Kopenhagenit të hënën gjatë natës, ku burimet e policisë në Suedi thanë që Hemissi, nga Malmo, është ndaluar pasi kishte urdhër arresti ndërkombëtar. Pikërisht nga vendlindja e këtij 22 vjeçari, i ndjeri Flamur Beqiri ishte larguar në vitin 2016 për shkak se kishte marrë një kërcënim me vdekje.

Policia tha: “Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arrestimi Evropian me dyshimin për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai mbetet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.”

Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, vrasja lidhet me një përfshirje të Flamur Beqirit në një luftë bandash me kriminelë nga Afrika e Veriut. Një person besohet të ketë mbajtur Beqirin nën vëzhgim përpara se ta qëllonte, ndërsa ishte kthyer në shtëpi me gruan Debora dhe djalin e tyre në mbrëmjen e 24 dhjetorit.

Autori i dyshuar i ndaluar Anis Hemissi

Sipas policisë Beqiri ishte pjesë e kontrabandës së drogës, e cila financonte dhe stilin e jetës ekstravagante të tij dhe dasmën luksoze të mbajtur në liqenin e Comos në Itali, në tetor 2018.

I riu i arrestuar për vrasjen e Beqirit thuhet se është me origjinë tuniziane, megjithatë ai mohon çdo përfshirje në vrasje dhe është zotuar të luftojë për të mos u ekstraduar në Mbretërinë e Bashkuar.

36-vjeçari u qëllua pas shpine në momentin që po hynte në shtëpi. Fqinjët kanë deklaruar në dëshminë e tyre për autoritetet britanike se pak ditë para vrasjes kishin parë një person të dyshimtë që lëvizte në zonë. Çifti bënte një jetë të shtrenjtë. Flamur Beqiri ishte producent, ndërsa gruaja e tij Debora Krasniqi në profilin ka postuar foto me disa emra të njohur të muzikës. Flamur Beqiri është vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri, e cila ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

12 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

22 orë ago