Nga Shaban Maxharraj
Si eksplorim i fuqive transformuese të lidhjeve njerëzore, ishte paralajmëruar edicioni i sivjetmë i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar, “Anibar”. E ka dëshmuar këtë qysh në hapje, të hënën mbrëma në Pejë, jo vetëm me ngjyrat e animacionit, por të dashurisë pa kufij. Thërret për të mos pasur frikë, sepse nuk është mbretëri klishesh dhe hedh dritë në kompleksitetin e dashurisë duke zbuluar manifestimet e saj të shumta. Edicioni i 14-të e ka ndezur ekranin në “Kino Liqeni” dhe janë gati 140 filma që shpalosin botën e pafundme. Mbi të gjitha të animacionit
Peja është prej qyteteve që artit i ka dhënë ngjyra kaherë. Por, tash e 14 vjet e ka rritur dozën nëpërmjet një festivali që nuk është pikë qendrore vetëm për vendin, por për krejt këtë pjesë të kontinentit. Veç një vit më i ri se shteti që ka shpallur Pavarësinë para 15 vjetësh, “Anibar” ka tejkaluar kufijtë gjithandej botës. Por, kjo është punë që dihet.
Të hënën, kur është ndezur ekrani i “Kino Liqenit”, mysafirëve të shumtë në hapje u është bërë e ditur se për një javë prej qytetit perëndimor të Kosovës do të bëhen shumë thirrje e do të jepen shumë mesazhe. Por, qendrori është ai për dashuri. “Love|Dashni” është tema e sivjetme e festivalit.
Artikullin e plot mund ta lexoni në KOHA
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…