Ankand në Londër për ndërtimin e Skavicës, Bechtel kërkon nënkontraktorë për HEC-in

Kompania amerikane Bechtel, që po ndërton hidrocentralin e Skavicës është në kërkim të nënkontraktorëve për punimet inxhinierike, mekanike dhe elektrike.

Bechtel mban një ankand në datat 20 dhe 21 tetor në Londër, ku kompanitë e interesuara mund të paraqesin ofertat e tyre për bashkëpunim.

Hidrocentrali i Skavicës do të ketë një kapacitet 210 megavat.

Kompania amerikane Bechtel u përzgjodh nga Qeveria shqiptare për ndërtimin e kësaj vepre. Investimi vlerësohet në 500 milionë dollarë, të siguruara përmes një kredie të butë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bechtel ka marrë pjesë edhe në punimet për ndërtimin e Rrugës së Kombit bashkë me kompaninë turke Enka.