LAJME

“Apollonia është qytet grek”/ Akademiku Baçe: Shqiptarët s’kanë gjak 100% të pastër

Akademiku Apollon Baçe, thotë se në një libër që ia dedikon gjyshit, kujton se ai i mësoi se fjala komb shkruhet me K të madhe.

Në emision “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Baçe deklaroi se pushtimi osman na ka sjellë mjaft të këqija dhe se deri sa filloi pushtimi osman, Kushtetutën dhe statutin i ka pasur më të bukurit e Adriatikut.

Sipas tij, nuk ka qenë Shqipëria e sotme, por se është shumë e zvogëluar krahasuar me atë që ka qenë.

Baçe shton se Shqipëria ka pasur njerëz që i kanë dhënë botës dhe i ka dhënë figura shumë të mëdha botës.

“Kur amerikanët ndihen krenarë për kombin e tyre, ne pse të mos kemi lavdinë. Por duhet të jetë një lavdi e cila edhe sot duhet ti përgjigjet asaj të dikurshmes.

Ai që njeh të kaluarën nuk ka frikë nga e ardhmja, thuhej në një revistë. Kjo do të thotë se është një komb shumë vital, i cili arrin ndoshta të bëj diçka dhe të mbijetojë.

Që të gjesh në Ballkan gjak 100% të pastër nuk e gjen dot. 41% e kanë kroatët, ne e kemi më të ulët se ata. Kjo do të thotë se jemi më të përzier. Një komb që ka fuqi të madhe kulturore të asimilon.

Unë në librin tim nuk e quaj Epirin Epir, por Iliria e Jugut. Termi Epir nuk ka lidhje me grekët. Hyjnë thesprotët dhe kaonët. Homeri me fjalën Epir, do të thotë që janë banorë të ishujve që bregun përballë e quajnë Epir.

Është emërtim barbarët e detit, e bregut. Nuk është as emër që na kanë vënë të tjerët dhe as vetes, është emër neutral. Skënderbeu dhe Barleti e përdorin si mburrje.

Por unë them Iliria e Jugut, te aktet e papatit thuhet Arbëria e jugut. Orikumi nuk ka asnjë dokument që është koloni greke. Oriku nuk është koloni, Butrinti nuk është koloni. Apollonia u themelua nga 200 korintas dhe fusha e Myzeqesë quhet fusha e Gylakut, për të parin e kolonistëve. 200 vetë nuk mund të thuash se nuk patën përzierje me popullsinë vendase. Janë të tëra në greqisht.

Apollonia pavarësisht se kolonistët e parë janë martuar, janë përzier, është një qytet grek. Ti po vajte në Amerikë dhe je pesë gjenerata, ti je amerikan. Te Durrësi kam vërejtje. Nga autorët e lashtë gjithmonë quhet qytet.

Kur hyn në gjirin e Jonit, se Jon quhej Adriatiku në atë kohë, thuhet se në anën e djathtë banojnë barbarët ilirë. Në histori ke të bësh me përkthime të këqija që çojnë në anën e kundërt.

Kalon nga qytet ilir, në qytet greko-ilir, por që mbetet kolonia e Durrësit. Enver Hoxha ka thënë fjalën më të bukur lidhur me historinë, ajo që është greke jepjani grekëve, ajo që është ilire, dëshmojeni se është e tillë dhe mbroheni”, shprehet ai.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago