FOTO&VIDEO

Arbana Xharra: Ylberi është mjek i suksesshëm në Kanada, të turpshme linçimet kundër tij

Gazetarja Arbana Xharra përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar në lidhje me martesën e vëllait të Mimoza Kusarit Lila.

Ajo përmes këtij shkrimi tha se Ylberi po linçohet me gjuhën më të poshtër të mundshme për orientimin e tij seksual, dhe që asnjë media nuk është duke e përmendur faktin qe ai është një mjek kanadez i suksesshëm.

Postimi i plotë pa nderhyrje:

Duke qene se e kam provu ne lekure time linçimin publik, sot dua te shkruaj pak rreshta per Ylber Kusarin nje mik i imi te cilin ka shume kohe qe nuk e kam takuar, fotot nga martesa e te cilit po shprendahen me nje gjuhe te tmerrshme ne rrjete sociale. Me Ylberin kemi qene nje gjenerate ne Gjakove, nje djale i ngritun me shume edukate nje prej nxenesve me te mire, i cili shume heret vazhdoi studimet dhe jeten e tij jashte Kosoves. Ai po linçohet me gjuhen me te poshter te mundshme per orjentimin e tij seksual dhe martesen qe ka bere me nje indian e qe asnje media nuk e permend faktin qe ai eshte mjek kanadez. Jam 💯 % e sigurt qe ka shume prej komentuesve te cilet po shprehen me mllef te cilet e mbajne fshehte orjentimin e tyre seksual, perndryshe do te donin te ishin ne vend te Ylberit. Prej qe ekziston njerezimi, ekzistojne orjentime te ndryshme seksuale, gay e lesbejka sikurse ne gjithe globin ka edhe shqiptare. Sulmi virtual ndaj Ylberit eshte shume me i ashper e me i poshter sesa ndaj burrit qe rrahu gruan grushta ne market. Pra gjuha na definon edhe kulturen e shoqerise sone, tregon se kush jemi ne. Zerat qe vijne nga ndikimet fetare; musliman, katolik, protestant…duhet te iu rikujtojme qe nese besoni ne Zot atehere duhet ta dini se te gjithe jane krijesa te tij. Me vjen keq per shume persona ne Kosove qe duhet te bejne jete te dyfishte nga frika e ekspozimit te orjentimit te tyre seksual. Ylberi ne fund te fundit, sot jeton shume me mire e me me perspektive se shumica e atyre qe presin me iu ardhe rryma e me shkru nje status plote mllef e urrejtje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

41 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago