POLITIKE

Arben Ahmetaj e akuzoi se pret “kapot” e krimit në zyrë, përgjigjet kryeministri Rama

Mbrëmjen e djeshme u publikua puntata e dytë e emisionit “Report” në televizionin shtetëror italian RAI 3 për qeverinë shqiptare në lidhje me korrupsionin dhe krimin.

Këtë herë akluzat ishin drejt kryeministrit Edi Rama dhe jo vartësve të tij, teksa edhe kreu i qeverisë shqiptare ishte pjesë e dokumentarit përmes një interviste me regjistrim.

Gazetari italian i emisionit “Report” Giorgio Mottola kishte arritur të merrte në intervistë me kamer të fshehtë ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Ishte vetë Ahmetajt, i cili ka qenë pjesë e rrethit shumë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, ai i cili hedh akuzat më të forta drejt këtij të fundit për lidhjet me krimin.

“Në vitin 2013, në qeverisjen e tij të parë ishte në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Në mandatin e dytë të Ramës ai u bë ministër i financave dhe u gradua zëvendëskryeministër në të tretën. Në “Report”, ish-krahu i djathtë denoncon marrëdhëniet e supozuara mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar”, deklaroi narratori i emisionit “Report”.

Në intervistën e dhënë për gazetarin italian, Ahmetaj deklaron se ka qenë i vetmi në kabinetin qeveritar, i cili ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit. Sipas ish-nr.2 të Qeverisë, Edi Rama justifikohej duke iu përgjigjur se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit.

Gjithashtu, Arben Ahmetaj hedh akuza të drejtpërdrejta se grupet kriminale, përmes përfaqësuesve të tyre, arrin të marrin tenderat publik. Gjithashtu, Ahmetaj deklaron se krimi i organizuar pastron paratë e drogës së shitur në Europë përmes kullave të ndërtuara në Tiranë.

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës deklaron se kreu i qeverisë shqiptare ka caktuar Ergys Agasin, për t’u koordinuar me grupet kriminale, teksa më pas, sipas Ahmetajt, kryeministri Edi Rama i përdor përdor për zgjedhje, madje duke i pritur për takim edhe në Kryeministri.

“Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë? Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve.  Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Arben Ahmetaj në rrëfimin për emisionin Report” të RAI 3.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, në intervistën e dhënë për gazetarin Giorgio Mottola, kërkoi të shmangte akuzat e Arben Ahmetajt, duke deklaruar se ish-bashkëpunëtori i tij, nuk duhej të merrej seriozisht, edhe pse ai i ka dhënë postet kyçe në Qeveri.

Mottola: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Mottola: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Mottola: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago