Një video shokuese vjen nga Rusia. Një ari i madh, rreth 270 kg, sulmoi trajnerin e tij në mes të një performance në një cirk.
Ngjarja ka ndodhur në Karelia, ku ariu sulmoi papritur trajnerin dhe e rrëzoi në tokë.
Më pas, ariu e kafshon në kokë dhe qafë, ndërkohë që fëmijët nisin të bërtasin të tmerruar.
Sulmi i ariut u ndal vetëm pasi kafsha u qetësua me një pajisje elektrike shoku.
Trajneri ka pësuar dëmtime, por nuk janë dhënë detaje për gjendjen e tij.