FOTO&VIDEO

Sqarim nga policia, lidhur me shkrimin: ‘ Tmerrohet kosovari, dy persona ia vunë revolen në kokë duke kërkuar para’

Policia e Kosovës (PK), Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës në Pejë, më qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e cituar më latë në disa media, sqarojmë dhe njoftojmë të gjitha mediat lidhur me rastin e paraqitur në Stacionin policor në Deçan.

Më datë 29.10.2019, 13:00 ora, viktima E.K. lindur 1991 shtetas kosovar shqiptar ka raportuar në Polici, se ka qenë me veturë duke qarkulluar nga Deçani në drejtim të Junikut, në fsh. Voksh – Deçan, kinse ka vërejtur një motoçikletë të rrëzuar dhe dy persona të shtrirë, është ndalur për t’i pyetur nëse kanë nevojë për ndihmë dhe në atë moment sipas tij, njëri nga të dyshuarit ia ka vendosur një pistolete në kokë duke i ka kërkuar parat dhe gjatë përleshjes me ta, tjetri me një mjetë të mprehtë (thikë) e ka goditur në stomak. Më pas sipas viktimës, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima ka vazhduar rrugën dhe ka shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku i është dhënë ndihma mjekësore për lëndimin në stomak. Viktimës nuk i është grabitur asgjë pasi që nuk ka pasur para me vete. Rasti se pari është raportuar në Polici të Prizrenit dhe më pas Njësiti i Hetimeve të Stacionit policor në Deçan janë marr me rastin. ( Ky është raportimi i rrejshëm i viktimës në bazë të cilit policia inicion rast, për ta hetuar)

Hetuesit policor të stc.pol. Deçan, pas një pune operativo-hetimore me datë 01.11.2019 ka arrit të vërtetojnë se i dyshuari i sipërshënuar në datën dhe kohen e incidentit nuk kishte qenë fare në atë lokacion, në lidhje me ketë policia ka arrestuar të dyshuarin e sipërshënuar dhe ka intervistuar nën dyshimet për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari është liruar ne procedurë të rregullt, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago