LAJME

Arkitekti Sadiki: Në Kosovë, xhamitë bëhen me deformime të pakuptimta

Arkitekti Arbër Sadiki, që fitoi çmim në Arabi për xhaminë në Tupallë të Medvegjës, ka thënë se xhamitë në Kosovë ndërtohen me deformime të pakuptimta, duke bërë thirrje që ndërtesat e bashkësive fetare duhet ta ndjekin frymën bashkëkohore të arkitekturës.

Sadiki të hënën fitoi çmimin “Abdullatif Al Fozan” me xhaminë e projektuar dhe ndërtuar më 2015 në Tupallë të Medvegjës. Ceremonia u mbajt në Riad të Arabisë Saudite.

Xhamia me të cilën fitoi çmimin Sadiki është pa minare. Ai thotë se edhe në vendin e origjinës së fesë islame kishin qasje bashkëkohore në ndërtimin e xhamive, por sipas tij, në Kosovë ende jo.

“Në vendin e origjinës të fesë islame kishin qasje bashkëkohore në ndërtimin e xhamive, te ne ekziston një qasje shumë e prapambetur e përsëritjes së stileve, që nuk janë as stile otomane. Janë deformime të pakuptimta që ndërtohen gjithandej, por në kuptim arkitekturor nuk kanë asnjë vlerë. Edhe ndërtesat e xhamive janë si çdo ndërtesë tjetër, duhet ta ndjekin frymën bashkëkohore të arkitekturës”, ka thënë ai në emisionin “038” të KTV-së.

Sadiki e ka cilësuar si rast të humbur për ndërtimin e një xhamie të tillë në Prishtinë, aty ku po ndërtohet xhamia e madhe. Thotë se ka pasur shumë propozime të natyrës bashkëkohore të ndërtimit të xhamive, që siç thotë ai, do ta kishin nderuar qytetarin dhe besimtarin, por që nuk fituan në konkurs.

“Edhe ndërtesat e xhamive janë si çdo ndërtesë tjetër, duhet ta ndjekin frymën bashkëkohore të arkitekturës”, ka thënë ai.

Sadiki ka thënë se gjatë katër ditë qëndrimi në kryeqytetin e Arabisë Saudite analizuan pesë xhamitë, përfshirë atë të Tupallës, që fituan çmimin “Abdullatif Al Fozan”.

“Nuk është me rëndësi çka më pëlqen mua ose jo. Është orientim botëror arkitekturor. Katër ditë që qëndrova atje, i analizuam pesë xhamitë që fituan. Aty kishte edhe përfaqësues të fesë. Edhe ata ishin dakord që arkitektura e xhamive duhet ta ndjekin arkitekturën bashkëkohore”, potencoi Sadiki.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago