Marrëdhëniet e sigurisë mes Izraelit dhe Shqipërisë po hyjnë në një fazë të re, pasi kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems do të furnizojë Tiranën me sisteme artilerie të avancuara, përfshirë topa, mortaja dhe dronë.
Kështu raportoi të mërkurën gazeta izraelite Haaretz, duke cituar burime zyrtare.
Sipas gazetarit Oded Yaron, marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë, dhe përfshin furnizimin me topa ATMOS 155 mm, të montuar në kamionë, mortaja SPEAR 120 mm dhe dronë taktikë të modeleve Magni X dhe Thor.
Edhe pse vlera e marrëveshjes nuk është bërë publike, sipas çmimeve të mëparshme të publikuara nga Elbit, një sistem i vetëm artilerie mund të kushtojë rreth 5 milionë dollarë.
Në marrëveshje parashikohet gjithashtu bashkëpunimi me kompaninë shtetërore shqiptare “KAYO”, e ngritur për të zhvilluar industrinë kombëtare të mbrojtjes.
Haaretz thekson se marrëveshja aktuale është një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë mes dy vendeve dhe lidhet me memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim mbrojtës, të nënshkruar në korrik mes Tiranës dhe Tel Aviv-it.
Marrëveshja pritet të sigurohet nga ASHRA, kompania shtetërore izraelite për sigurimin e rreziqeve të tregtisë së jashtme.
Elbit po shfaqet si një nga përfitueset kryesore të këtyre marrëdhënieve që po forcohen.
Dronët Magni-X mund të mbahen në shpinë dhe, sipas Elbit, kanë aftësi tërësisht autonome, që u lejon të vazhdojnë fluturimin edhe në zona me ndërprerje të forta të sinjalit GPS.
Ushtria britanike bleu nga Elbit dronë Magni-X rreth dy vite më parë, dhe së fundmi është raportuar se edhe ushtria austriake ka blerë qindra dronë nga e njëjta seri.
Koha maksimale e fluturimit për Thor, kur nuk mbart ngarkesë të rëndë, është rreth 70 minuta.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…