LAJME

“Arresti me burg ndaj Veliajt i tepruar”, çudit ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD

Arben Ristani si jursit gjykon se masa e sigurisë “arrest në burg” po keqpërdoret nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Ristani, i pyetur në “Off the Record” nga moderatori Andrea Danglli nëse ishte e drejtë burgosja e Erion Veliajt, shpjegoi se në rastin e kryebashkiakut të Tiranës mund të ishte vendosur edhe një masë më e lehtë sigurie.

“Ajo që mund ta them dhe që dua ta them është fakti se këtu është krijuar një precedent jo i mirë, jo vetëm me politikanët, por edhe me qytetarët e këtij vendi, ku masa e arrestit me burg për mua është keqpërdorur duke tejkaluar ligjin. Po ti referohemi ligjit dhe Kodit Penal, arresti në burg thotë ligji, përdoret vetëm kur në çdo rast tjetër është e paarsyeshme për t’u përdorur”, tha Ristani në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Sipas ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD, SPAK dhe GJKKO duhet të argumentojnë shumë fort vendimin për dërgimin pas hekurave të Veliajt, por edhe të çdo qytetari të thjeshtë shqiptar ndaj të cilit vendoset masa “arrest në burg”.

“Unë nuk e njoh dosjen nga brenda dhe nuk mund ta gjykoj. Mund të them se ajo që opinioni publik ka përcjellë janë probleme shumë të mëdha e të rënda që kanë të bëjnë me inceneratorët. Pra miliona euro që ikin dhe inceneratori nuk ekziston. Është fakt publik që disa drejtorë të kësaj bashkie janë arrestuar sepse vidhnin në masën 100% tenderat. Mua si publik dhe politikan më bën përshtypje që një kryetar bashkie të jetë i përfshirë në këto afera dhe duhet të japë llogari për këto skandale. Por, unë gjykoj se personazhe të tillë, jo vetëm në rastin e zotit Veliaj, se nuk e di çfarë ka dosja, por ligji thotë që arresti në burg përdoret kur çdo masë tjetër nuk mund të përdoret. Pra ka elementë të tillë që nuk mund ta lëmë të lirë, se prish provat, rrezikshmëria është shumë e madhe dhe të tjera… Por duhen argumentuar të gjitha këto. Këtu bie dakord se po tejkalohen masat me arrestin me burg”, nënvizoi Ristani në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago