POLITIKE

Arrestimi i avokatit Besnik Berisha dhe përleshjet në Kuvend, reagon Isa Mustafa

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar arrestimin e avokatit të njohur, Besnik Berisha. Mustafa tha se pas arrestimit të Berishës, përkrahësit e pushtetit e kanë përmendur si ish-këshiltar të tij, gjatë kohës sa Mustafa ishte kryeministër.

E kjo sipas Mustafës u shfrytëzua të përmendet në ditën kur pati përleshje në Kuvendin.

“Përkrahësit e pushtetit në debat televiziv ditën që ndodhën grushtimet në Kuvend, i komentuan këto  edhe si shkas të arrestimit të avokatit më të mirë kosovar, Besnik Berisha. Iu nevojitej ta thonë  se ai ka qenë edhe këshilltar imi sa isha Kryeministër. Kjo që ka qenë këshilltar imi si  Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e  Besnikut. Prandaj unë mburrem që e kisha afër një ekspert dhe njeri të tillë. E pse iu nevojitet përkrahësve të regjimit që ta lidhin arrestimin e Besnikut me përleshjet politike, ata do duhej të japin përgjigje. IM”, ka shkruar Mustafa ne nje postim ne “Facebook”.

Berisha u arrestua te enjten.

Në njoftimin Prokurorisë Themelore të Ferizaj, Besnik Berisha dyshohet “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare“ dhe “Ushtrimi i ndikimit”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago