Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitet relevante policore, ka zhvilluar të enjten një operacion të gjerë policor në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, që rezultoi me disa të arrestuar, si anëtarë të një grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde. Të dyshuarit janë përfshirë edhe në veprat penale “Detyrimi” e “Rrëmbim” dhe tashmë është lëshuar urdhër për ndalimin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht se njëri nga të arrestuarit është Idriz Hajrizi, ndërsa në mesin e të arrestuarve, burimet e Sinjalit thonë se janë arrestuar edhe një grua dhe djali i saj.
Sipas informacioneve të para, grupi kriminal ka kërkuar në total rreth 250 mijë euro, për më pak se 150 mijë euro që janë dhënë me fajde.
Arrestimi i Hajrizit dhe disa të dyshuarve të tjerë u realizua në një kafeteri në Pejë, ndërsa bastisjet u zhvilluan në disa lokacione të ndryshme.
Policia e Kosovës ka publikuar video nga operacioni, e po ashtu edhe Sinjali ka siguruar pamje kur pjesëtarët e FIT-it arrestojnë disa nga të dyshuarit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…