Policia serbe ka arrestuar tetë persona në Komunën e Preshevës nën dyshimin se kanë keqpërdorur paranë publike.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, i cili ka theksuar se pesë nga tetë të arrestuarit janë bashkëpunëtorë të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit.
“Janë tetë të arrestuar – njëri është mu në kabinetin e kryetarit dhe është nënkryetar i partisë së tij. Dy janë prej administratës komunale. Një tjetër është shef i buxhetit dhe financave”.
“Ata akuzohen për korrupsion në një projekt që ka të bëjë me park fëmijësh, për të cilin Qeveria Haradinaj i ka dhuruar 100 mijë euro”.
Mustafa shton se tre të arrestuarit tjerë janë serbë dhe se të njëjtit janë arrestuar për keqpërdorim të parave në të njëjtin projekt.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në rastet kur jepen para për Luginën e Preshevës, ato të kontrollohen në mënyrë që mos të keqpërdoren.
“Kur të jepen para për Luginë ato edhe të kontrollohen dhe jo t’u lihen në duar matrapazëve që t’i vjedhin ato dhe keqpërdorin”.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…