Arrestohen dy anëtarët e familjes Hoti për plagosjen dhe rrahjen e tre vëllezërve Bullaku në Klinë

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmë në Klinë, ku pas një konflikti mes disa personave, një person mbeti i plagosur dhe dy të tjerë u lënduan gjatë përleshjes. Dy persona janë arrestuar tashmë nga Policia dhe të dy janë familja Hoti, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari për këtë rast është Burim Hoti nga fshati Jashanicë, i cili fillimisht ka ikur me veturën e tij, por tashmë është kapur, ndërsa është arrestuar edhe një familjar i tij.

Të dy dyshohen për tentim vrasjen e vëllezërve Bullaku, Samir Bullakut, Nezir Bullakut dhe një vëlla tjetër i tyre.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar Policia për Sinjalin.

“Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy (2) personave tё dyshuar.

Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar:

  • njё (1) armё pistoletё M57
  • njё (1) karikator i sё njёjtёs armë
  • pesё (5) fishekё kal: 7.62mm
  • dy (2) gёzhoja kal:7.62mm
  • njё mjet i mprehtë (brisk).” – njoftoi Policia.

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.