KRYESORE

Trumpi gati ta njohë Krimenë si pjesë të Rusisë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump është e përgatitur të njohë kontrollin rus mbi Krimenë si pjesë e një propozimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ka bërë të ditur një burim i mirë informuar me negociatat, transmeton CNN.

Sipas këtij burimi, propozimi përfshin edhe vendosjen e armëpushimit përgjatë vijave aktuale të frontit. Plani i paqes tashmë i është paraqitur përfaqësuesve evropianë dhe ukrainas gjatë një takimi të mbajtur në Paris të enjten.

Korniza e paqes është diskutuar gjithashtu gjatë një bisede telefonike mes sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

“Ende ka pjesë të marrëveshjes që duhet të përpunohen. SHBA-ja synon të punojë me Evropën dhe Ukrainën për t’i finalizuar gjatë javës së ardhshme në Londër”, ka thënë burimi.

Në të njëjtën kohë, administrata Trump po përgatit takim tjetër mes të dërguarit të presidentit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe diplomatëve rusë, me qëllim që Moska të pajtohet me kornizën e propozuar nga SHBA-ja.

Rusia mori kontrollin e gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe më pas e aneksoi— një veprim që u konsiderua i paligjshëm nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Ky zhvillim hapi rrugën për pushtimin e plotë rus të Ukrainës në vitin 2022.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

18 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

36 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago