FOTO&VIDEO

Arrestohen tetë persona në Pejë, Gjakovë dhe Prizren për fajde dhe detyrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona pas një hetimi tre ditorë që është bërë në tre raste të ndara në Pejë, Gjakovë dhe Prizren.

Të dyshuarit janë arrestuar për veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, transmeton Klankosova.tv.

Të arrestuarit në këto operacione policore janë: H.T., (viti i lindjes 1967, mashkull kosovar); A.V., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar); A.Ç., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar); Rr.B., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar); B.M., (viti i lindjes 1966, mashkull kosovar); E.M., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar); B.M., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar) dhe S.M., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar).

Bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, në tri rajone, në gjithsej tetë lokacione, janë bërë kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave materiale që lidhen me rastet.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar këto gjëra:

• 44,150.00 (dyzet e katër mijë e njëqind e pesëdhjetë) euro para kesh,
• në llogaritë e të dyshuarave janë ngrirë mbi 61,000.00 (gjashtëdhjetë e njëmijë) euro,
• dy revole,
• një pushkë e gjuetisë,
• 106 fishekë (kalibra të ndryshëm),
• tri vetura,
• fletore dhe dokumente të ndryshme relevante për rastet dhe
• shtatë telefona.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago