Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, njëherit kryesues i Bordit të Drejtorëve të Postës, Halit Isufin pasi i njëjti kishte lejuar grumbullin e njerëzve në restorantin e tyre në fshatin Shkugëz në Gjakovë.
Lajmi për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se të dy persona janë arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.
“Po, mund t’ua konfirmoj që policia ka arrestuar dy personat në fjalë, pronarë të restorantit në fshatin Shkugëz të Gjykovës për shkak të shkeljes së masave dhe një person tjetër i cili ka qenë në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ka qenë një grup i qytetarëve që janë mbledhur në restorant, ndaj tyre Inspektorati Komunal ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore”, tha Gjurkaj.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…