Arrestohet edhe njëri prej personave të dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në veri

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person që dyshohet se ishte pjesë e grupit që ka sulmuar gazetarët kosovarë në veri të vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se i dyshuari është, Dalibor Spasic.

Arrestohet edhe njëri prej personave të dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në veri

news image

Foto ilustruese


Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person që dyshohet se ishte pjesë e grupit që ka sulmuar gazetarët kosovarë në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se i dyshuari është, Dalibor Spasic.

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic.  Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla.