Prokuroria Themelore në Pejë e ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar në Istog, me dyshimin se ka dhunuar një 15-vjeçare, në shtatorin e 2021-s.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i tha KOHËS se brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Policia e Kosovës njoftoi në raportin 24-orësh të martën, se 15-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar nga i dyshuari.
“Viktima kosovare, 15-vjeçare ka njoftuar Policinë se është dhunuar nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. Ai gjendet në spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë”, thuhet në njoftimin policor të së martës.