Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona, babë e djalë të cilët përgatisnin përzierje të vajrave të ndryshme, ndërsa i shisnin si vaj ulliri bio.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij shtetasi D. A, 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tapi, Kuçovë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.
“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, pas denoncimit të marrë nga gazetarët e emisionit investigativ ‘Stop’, organizuan punën dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, finalizuan operacionin policor të koduar ‘Oil’
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij shtetasi D. A, 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tapi, Kuçovë, për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit A. A. dhe D. A në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur në banesën e tyre një ambient ku përgatisnin përzierje të vajrave të ndryshëm dhe produkteve të panjohura, më pas i reklamonin në faqen e tyre në Facebook “Vaj Ulliri Bio Jugu” dhe i shisnin si vaj ulliri bio.
“Nga veprimet hetimore është dokumentuar ligjërisht fakti se autorët e dyshuar i përgatisnin këto produkte në banesën e tyre dhe me pas i tregtonin te shtetas të ndryshëm në të gjithë vendin nëpërmjet një poste private.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra, e dyshuar vaj kikiriku, një lap-top dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare, 2 900 000 lekë dhe 1800 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…