Policia e Kosovës ka arrestuar një vëzhgues të Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin Brus të Komunës së Lipjanit.
Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur për shkak se ndaj të dyshuarit kohë më parë ishte ngritur një flet arrest nga Gjykata, ndërkohë që Policia e Lipjanit e kanë identifikuar atë dhe e kanë dërguar në mbajtje, raporton Koha Ditore.
Këtë e ka konfirmuar edhe Hamëz Kadriu, përfaqësues i KKZ-së në Lipjan i cili nëpërmjet telefonit ka thënë se me vëzhgues merren subjektet politike ndërkaq rasti i fshatit Brus nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.
“E kemi marrë si informacion se vëzhguesi kishte një flet arrest nga gjykata për një dënim prej pesë vjetësh. Është arrestuar nga Policia por nuk ka të bëjë asgjë me procesin zgjedhor. Vëzhguesit monitorohen drejtpërdrejt nga subjektet politike”, ka thënë ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…