Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim”.
Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se i arrestuari është Kreshnik Podvorica nga Lipjani, vëllai i Blerim Podvoricës i vrarë në Siri në vitin 2017 në një sulm kamikaz.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës lëshuar ditën e sotme është bërë e ditur se është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar një (1) person me inicialet K.P., për veprat penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 të KPRK-së, përkatësisht ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton opinionin se gjatë ditës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelorë të Prishtinës – Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit person, për veprën e lartcekur”, thuhet në njoftim.
Por kjo nuk është hera e parë që për Podvorica ka punë me drejtësinë.
Ai në vitin 2018 ishtë dënuar me 6 muaj burg. Gjykata e kishte dënuar Kreshnik Podvoricën, për shkak se nuk e kishte lajmëruar veprën penale kur i pandehuri Rakip Avdyli ka kërkuar nga ai që të kryejë një sulm vetëvrasës në Republikën e Kosovës.
Edhe Podvorica ishte dënuar më parë për vepra terroriste. Gjykata Themelore në Prishtinë në janar të këtij viti e dënoi atë me 6 muaj burg për propagandim në “Facebook” pasi që kishte përkrahur haptazi veprimet terroriste të ISIS-it.
Podvorica më 4 nëntor 2017 në llogarinë e tij në “Facebook” kishte shpërndarë fotografi kërcënuese në të cilën është paraqitur një gomë e një automjeti të lyer me gjak në të cilën janë lënë gjurmët e përgjakshme me fjalët “Nisu drejt tyre pa mëshirë”
Kreshnik Podvorica kishte shkruar për vdekjen e të vëllait.
Blerim Podvorica, i vrarë në sulmin kamikaz në Siri
“Allahu të pranoftë o Luan. Videon ku vëllau shpejton ta takojë Allahun Xhele Ve Ala mund ta shikoni në postimet e mëhershme. Vëllau me makinën e tij me eksploziv e ka goditur turmën e ushtrisë së Asadit në afërsi të qytetit Tejdmur, vilajeti Homs”, kishte shkruaa në Facebook Kreshnik Podvorica.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…