LAJME

Arrestohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe 2 drejtorë

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe dy drejtorë të këtij institucioni, Alban Ruli dhe Fatmir Hoxha janë arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Arrestimet vijnë pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërkohë hetimet kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Bëhet fjalë për një veprim të kryer nga ana e tyre në shtator 2022 kur ata vendosën të kompensojnë një qytetar për një godinë që ishte kompensuar më herët.

Shuma prej 480 milionë lekësh të vjetra që iu kalua shtetasit Ilir Thana vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit.

Kush është Arlind Gjokutaj, zyrtari i lartë i Financave që u arrestua

Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981.

Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Boçoni” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicoça” në Milano.

Gjokuta është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.

Karriera e tij në sektorin publik:

  • Nisi si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë
  • Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017)
  • Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019)
  • Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021)
  • Më 5 tetor 2021 u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…

7 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…

11 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

5 orë ago
  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

18 orë ago