Arrestohet shefi i njësisë ‘FAST Albania’

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar komisarin Fatmir Alia, shef i Zyrës së Kërkimit “FAST Albania” në Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Elbasanit kishte marrë masën e sigurimit personal “arrest me burg”, në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan në funksion të procedimit penal nr. 1693/2021 për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan ka arrestuar më edhe punonjësin e policisë Inspektor Sokol Fana, pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K.H., person me precedentë penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve.

26-vjeçari Sokol Fana me detyrë ndihmës/specialist në Njësinë “FAST Albania”, pas arrestimit ka dhënë të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore.