Është arrestuar nga Policia një shtetas turk, turist në Shqipëri, i cili pas një konflikti me rojën e një parkingu në Krujës, e ka goditur atë me makinë dhe e ka marrë zvarrë për dira metra.
Sipas një njoftimi zyrtar policor, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. K., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Krujë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin B. D., 62 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin turk R. S., 23 vjeç (pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…