Të djathtët në Serbi, të cilët kanë protestuar sot në qendër të Beogradit për shkak të planit perëndimor për Kosovën, në një moment kanë shembur gardhin pranë Presidencës dhe janë afruar te godina duke thirrur “ku është Vuçiq” dhe “tradhti, tradhti”.
Sipas mediave serbe, protestuesit kanë qëndruar pranë hyrjes së Presidencës, derisa në vendngjarje ka arritur policia duke shpërndarë njerëzit e mbledhur aty.
Raportohet se protestuesit kanë bërë thirrje si, “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “arrestoni Vuçiqin”, ndërsa ishin larguar pas dhjetë minutash nga ndërtesa.
Kujtojmë se protesta e organizuar nga disa organizata të djathta në Serbi, ka nisur pranë godinës së Kuvendit Kombëtar.
Të djathtët e mbledhur atje janë duke protestuar kundër propozimit franko-gjerman për Kosovën, ndërsa janë duke kërkuar që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të tërhiqet nga negociatat për Kosovën.
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…