POLITIKE

Arsyetimi i dobët i Izraelit për neutralitetin në Ukrainë

Sulmet me raketa ruse në qytetet kryesore të Ukrainës këtë javë ishin një kujtesë e dhimbshme e mizorisë dhe brutalitetit të Vladimir Putinit.

Ai gjithashtu u kujtoi izraelitëve politikën e diskutueshme të Qeverisë së tyre në lidhje me luftën, një politikë që e ka vënë Izraelin në kundërshtim me shumicën e aleatëve të tij, mes tyre kryesore Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur Putin-i pushtoi Ukrainën në shkurt, Izraeli zgjodhi një pozicion neutraliteti, bazuar në frikën për të mërzitur Rusinë, e cila në atë kohë kishte një prani të frikshme ushtarake në Siri.

“Nëse bashkohemi me pjesën tjetër të botës demokratike në mbështetjen e Ukrainës, shpjeguan zyrtarët izraelitë, “Putin-i do të na ndalojë të godasim objektivat iraniane në Siri”.

Ky, nuk ishte një rrezik që Izraeli ishte i gatshëm të merrte.

Kjo logjikë u nda nga kryeministri i atëhershëm, Naftali Bennett, dhe gjithashtu nga paraardhësi i tij, lideri i opozitës, Benjamin Netanyahu, i cili udhëhoqi një politikë të ngjashme kur ishte në pushtet gjatë sulmit të Putin-it në 2014 në provincat lindore të Ukrainës.

Një politikan që dukej, të paktën retorikisht, se e sfidonte këtë politikë ishte Yair Lapid – ministri i Jashtëm i Izraelit kur shpërtheu lufta dhe kryeministër sot.

Lapid shkoi shumë më larg se Bennett në denoncimin e agresionit rus dhe ministria e tij nisi disa nga hapat praktikë që Izraeli ndërmori për të ndihmuar popullsinë civile të Ukrainës.

Megjithatë, si ministër i Jashtëm, atij i mungonte fuqia për ta larguar Izraelin nga gardhi dhe për t’i ofruar Ukrainës aftësitë mbrojtëse që ajo ka kërkuar.

Sot, si kryeministër, Lapid është në një pozicion tjetër.

Ai publikoi një deklaratë, ku denoncoi shënjestrimin e civilëve të pafajshëm nga Rusia, por pavarësisht fjalëve, politika e Izraelit ndaj Ukrainës nuk ka ndryshuar rrënjësisht që kur ai mori pushtetin në qershor.

Një gjë, megjithatë, ka ndryshuar, dhe kjo është situata në Siri: i dëshpëruar për të rikthyer humbjet e tij të sikletshme në terren në Ukrainë, Putin ka zvogëluar praninë ruse atje.

Izraeli, megjithatë, nuk e përditësoi qasjen e tij dhe ende po bën gjithçka që mundet për të shmangur antagonizimin e Putinit.

Me Rusinë që bombardon civilët në të gjithë Ukrainën, Biden me rritje të presionit ekonomik të SHBA-ve ndaj Rusisë dhe me të gjithë botën që shikon një luftë dramatike midis demokracisë dhe tiranisë, zgjedhja e Izraelit për të qëndruar mënjanë duhet të rishqyrtohet seriozisht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago