LAJME

Artisti shqiptar Çun Lajçi fiton çmimin e rëndësishëm në Festivalin e Filmit në Romë

Artisti shqiptar Çun Lajçi është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm në një festival filmi në Romë. Çun Lajçi ka fituar çmimin “Aktori më i mirë në rol mbështetës”, në filmin “Sophia”, në Rome Internacional Movie Awards 2022.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

“Jam artist me çmim t’madh i thashë qenit që kërkonte ujë!

E shtune. Ditë me diell e kafiteri plot. Po njerëz pse kaq pak e pyesja vetën? Mos iken të gjithë n’det?

Me keqardhje po i numëroja qent endacak, n’Sheshin Nana Tereze. Ata shiheshin, që nga Ministria e Kultures deri të Teatri, se njerëzit ishin t’rrallë, të shtunden e djeshme.

Unë isha ulë n’kryqin e dy rrugëve. Asaj që t’çon poshtë të kinemaja ABC dhe kësaj tjetrës, që t’çon përpjetë, të Restorant Pishat!

Ah Pishat! Njiherë darkova me kompozitorin Engjëll Berisha, në ditëlindjen e tij, por ai vdiq e unë ma nuk shkova!

Çiftelin mundohesha me vu n’dyzen por jo me i ra si Sali Mani!

S’dojsha m’ua tërheqë vemendjen qenve, e qent afroheshin n’mungesë njerëzish. U merrnin erë librave e iknin.

Mos t’humbim kohë se nuk hahen shkronjat, sikur thonin!

S’me kishte shkua mendja të Gërmia! S’e kisha kujtua Dua Lipën e përformancën e saj. Jo pse s’e dua, përkundrazi, e pëlqej jasht mase, por meqë s’jam vip si pushtetarët, që t’me fusin mbrenda, pa me shqelmua rinia e policia, e kisha largua nga kujtesa. Kisha dalë me i shitë edhe pak libra t’bijes sime të ndjerë.

E pra mesditë ishte! Por rinia po flinte, ngaqë e kishin kalua natën nën qiellin e hapun t’Gërmisë e Sheshi ishte me qentë që i nuhasnin librat e mi!

Çiftelinë e vuna n’dyzen, por nga mbrapa, dikush mi mbylli sytë me shuplaka.

Qëlloja kush jam, foli!

Kot mi mbyllë sytë. Të mbyllun i kam që dy dekada i thashë, por ajo insistoj:

Dajë, qëlloja kush jam?

Duert i paske të buta. Za femne po, por kush dhe e kujt je, s’ia qëlloj, se e kam harrua edhe zanin tim, i thashë dhe vazhdova me i ra çiftelisë.

Me duel përpara. Ishte Aida. Vajza e Azem Shkrelit! Rreptë u çova dhe e mora ngrykë. S’di me kend u çmalla: Me vajzën time apo me nipin tim, lirikun e madh t’poezisë! Por e shtrëngova n’parzëm dhe i fola: Pres prishtinas e m’vjen nga Callgary çika e Azem Shkrelit! Kush t’kishte mendua ty, të librat e dajës, i thashë e n’çast u ngushtova që e gjet dajën tue shitë veprat e veta n’rrugë! U çmallem. N’ikje i mori 10 veprat e mia e s’harroi me m’thanë: Herdokur, t’pres n’Canada!

Dhe cingëron telefoni!

Urime për çmimin: “Artisti ma i mirë”, n’rolin kryesor, i festivalit të Romës, m’thotë Eduart Grishaj, regjisori i filmit “Sofia”, që e kishte marrë, poashtu çmimin, për regjisorin ma t’mirë të atij festivali!

Kisha harrua se kam ba film n’Theth, para dy vitësh.

Kisha harrua ku kam luejt e çka kam luejt, që kur fillova me luejt rolin e shitësit të librave!

Hajt burr se s’u ba nami! Po për cilin rol, e pyeta!

Për Malësorin, n’filmin “Sofia”, me tekst të At Zef Pëllumbit!

Dy artistë amerikan e nji australian i pate konkurent, e ti thua s’u ba nami! Po kush e mund rugovasin, m’tha dhe e mbylli telefonin!

Qesha! Ndoshta prej gëzimit

Jam artist me çmim t’madh i thashë qenit që kërkonte ujë, sheshit, pa kroje t’Prishtinës!

Po! Ky shitësi n’rrugë, asht artist i thashë qenit t’eçtuem! Madje me dekoratë!

Po! Ky po iu shkruen atyne, që s’dinë kush jam, jo deputetëve e ministrave, që m’rrinë karrshi, deri sa shes libra n’trotuar!

Ata e njohin vetëm Kryeministrin e ai e njeh vetëm vetvetën, e harron se i duhet edhe dashnia e popullit!?

Juve, që m’shihni rrugëve me libra, po ua dërgoj mirënjohje nga Roma, për filmin “SOFIA” të regjisorit Eduart Grishaj, që tua përkujtoj, atyne që m’udhëheqën, se kot e quejtën vetën Vipa.

Jo! Janë do artistë e do shkrimtarë që i njeh bota, para tyne!

Gusht, 2022”

Filmi “Sophia” është nën regjinë e Eduart Grishajt, dhe tregon historinë e një vajze serbe që viziton Shqipërinë në kërkim të një historie të vjetër të gjyshit të saj, gjatë luftës së 1941-shit. Ky film është vlerësar edhe dy çmime të tjera në festivalin Falcon International Film Festival në Londër @fifflondon (“Filmi më i mirë” dhe “Regjisori më i mirë”).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

24 orë ago