Qindra malazezë kanë protestuar para Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë duke kërkuar të tërhiqen ndryshimet e Ligjit për Presidentin, të cilat paraqesin sipas tyre një lloj grushti kushtetues, si dhe të zhbllokohet Gjykata Kushtetuese.
Aktivisti Predrag Vushuroviç, tha se qytetarët e Malit të Zi po kërkojnë që të parandalohet përmbysja e rendit kushtetues.
“Zgjedhje në Mali i Zi, të ketë një Qeveri të përgjegjshme që do të punojë për interesat e qytetarëve”, tha Vusurovic, raportojnë mediat malazeze.
“Asnjëherë Mali i Zi që Vuçiç ëndërron. Mali i Zi është ngritur në këmbë”, tha Vusurovic dhe shtoi se duan një Mal të Zi të qëndrueshëm.
“Dikush t’i thotë Dritan Abazoviç-it – shfaqja ka mbaruar”, shtoi ai.
Ndërkaq zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian po e ndjek situatën e brendshme politike në Mal të Zi me shumë kujdes dhe shqetësim.
Ai tha se duhet t’i jepet fund bllokadës së institucioneve dhe të normalizohet situata në vend.
“Kujtojmë dhe këmbëngulim që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga çdo veprim që mund të thellojë më tej krizën institucionale në vend dhe të dëmtojë funksionimin e institucioneve demokratike. Ata duhet t’i japin përparësi ndërtimit të konsensusit”, tha Stano në konferencë për media.
Gjithashtu, vlen të përmendet se edhe Bashkimi Evropian është i shqetësuar me zhvillimet e funsit në vemd, sidomos për shkeljen e Kushtetutës me miratimin e Ligjit për Presidentin, i cili, sipas tyre, abuzon qartë me dispozitat kushtetuese.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale prej kohësh, dhe deri atëherë mbetet e paqartë se çfarë rezultati ligjor dhe politik është i mundur nëse Gjukanoviç refuzon të shpallë Ligjin e ndryshuar për Presidentin.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…