POLITIKE

“Ata kanë interesin serbo-rus”. Berisha nis fushatën: Berisha: Ky start i paparë ka tmerruar Ramën

Sali Berisha tha se fushata zgjedhore që po zhvillon koalicioni Bashkë Fitojmë, në të cilin është përfshirë Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i ka futur frikën Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.

“Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë. Ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera kudo në bashkitë e vendit. Tek ndiqja fjalimet tuaja, dhe u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk patën mundësi të mbajnë fjalën në këtë platformë, në mendje më vinin meqë jemi në stadium, ata kampionë që kam parë dhe duartrokitur në këtë stadium. Edhe ju sot jeni kampionët e lirisë, kampionët e fitores. Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar. Një ditë famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit. Ne do fitojmë!”, tha Berisha.

“Shqipërinë do e shpëtojmë dhe nuk ka forcë në botë që të na pengojë ne! Rroftë opozita shqiptare, ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë. Por ka ende shqiptarë që thonë ç’më duhet mua, sepse propaganda banale qeveritare qarkullon një sofizëm, sipas të cilës këta janë të gjithë njësoj. Ne kishim të metat tona, por kurrë nuk krahasohemi me këta”, tha ish-kryeministri.

“Ne prisnim presidentin Xhorxh Bush, Edi Rama krenohej me mikun e ‘nderuar’ McGonigal, që e pret me padurim në sallën e gjyqit, në të njëjtën qeli do shkojnë. Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, këta duan ta nxjerrin nga Arbitrazhi vetëm pse i gjobit për vjedhjet që kanë bërë”.

Sipas Berishës, rivalët e tij në këtë garë nuk kanë për zemër interesin e shqiptarëve. “Ne nuk jemi njëlloj, interesi kombëtar është i pari. Kurse këta me zbrazjen e Shqipërisë dhe Ballkanin e Hapur kanë të parë interesin serbo-rus. Lufta me tolerancë zero ndaj krimit është kryesor për ne. Lidhjet me drogën dhe krimin janë skllavëruese për këta. Për ne, lufta ndaj korrupsionit dhe transparenca janë zotimi ynë. Ne do heqim parashkrimin. Gara e hapur është ligji ynë”, tha Berisha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

6 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

16 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

22 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago