Atentat në Elbasan, plagoset Ardian Capja. Gjendet një makinë e djegur

Policia ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me armë sot paradites në Elbasan, nga të cilat mbeti i plagosur Ardjan Ccapja.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se ai u paraqit në orën 09:37 në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, dyshohet se Çapja është plagosur me armë zjarri.

Lexo edhe: Atentat në Elbasan, plagoset Ardian Capja. Gjendet një makinë e djegur
Ndryshe nga policia, familjarët deklarojnë se ai ka marrë lëndime pasi u rrëzua në shtëpi.

Njoftimi i plotë

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.