Një person ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë të plagosur, pas një atentati me armë në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Viktima është Erion Çela, 35 vjeç. Përveç tij, mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe në fytyrë.
Dy personat e tjerë të plagosur janë Arben Dani, 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë, dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, i dëmtuar në shpatull. I plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur edhe Edmond Crroj, 41 vjeç.
Policia e Tiranës tha se në tavolinën ku ishin ulur viktima dhe të plagosurit ishin gjithsej pesë persona. Pasi kanë qëlluar, atentatorët, që mësohet se ishin tre persona të armatosur, janë larguar me një makinë tip Mercedes Benz me targa AA 125 UK.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar atentatorët.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…