2 orë pas atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ndalohet autori i parë i dyshuar dhe ai është Redjan Rraja 34 vjeç nga Nikla e Fushë-Krujës, kushëriri i deputetit socialist Rrahman Rraja.
Prokurorët kanë arritur tek Rraja pas ekzaminimit të ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve të gjetura në automjetin e braktisur në periferi të Ishmit pas atentatit në Mbikalimin e Shkozetit.
Katër ditë pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja teksa udhëtonte në makinë me shoferin e tij dhe një person me precedentë penalë, Landi Muharremin njohur si i forti i Sukthit, policia ka vënë në pranga një të dyshuar si autorin kryesor që dyshohet të ketë qëlluar ndaj makinës së prokurorit pranë Mbikalimit të Sukthit duke i lënë të tre të plagosur, ndërsa është faktuar se shënjestër ishte prokurori.
Në pranga ka rënë 34-vjeçari Redjan Rraja, kushëriri i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ka qenë një provë e fortë e mbetur në makinën që autorët braktisën pas atentatin në fshatin Shkafane, që e vuri atë në pranga: Gjurmët e gishtërinjve të gjetura në makinën e braktisur të autorëve Mercedez Benz me targë AA 342 LM (e cila nuk u dogj), kanë çuar në identifikimin dhe zbulimin e rrahman Rrajes, i cili është arrestuar në Shkodër, në tentativë për tu larguar drejt Malit të Zi mbrëmjen e së dielës. Vetë Redjan Rraja ka mohuar të ketë lidhje me atentatin, megjithatë prova në duart e hetuesve është mjaft e fortë dhe e përfshin atë si një nga personat që ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja. “Pse po më ndaloni”, mësohet të jetë shprehur Rraja në momentin e arrestimit.
Tek pistat e atentatit ndaj prokurorit, rezulton deri më tani ajo e një atentati me pagesë pasi sipas hetuesve nuk ka asnjë konflikt të dokumentuar mes Redjan Rrajës dhe prokurorit Arjan Ndoja apo edhe Landi Muharremit. Redjan Rraja njihet edhe me pseudonimin “Dara” pasi sipas hetuesve ai në çdo veprimtari kriminale është gjakftohtë dhe i saktë. Rraja, sipas hetuesve është ndihmuar edhe nga tre bashkëpunëtorë të cilët po verifikohen.
Bashkë me maskat, në makinën që autorët nuk mundën dot të digjnin pasi e braktisën, policia gjeti edhe dy armët automatike, pra dyshimet janë që të kenë qenë dy personat që lëshuan breshërinë ndaj makinës në ecje Mercedez Benz (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe që drejtonte shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës.
Landi Muharremi i forti i Sukthit, dhe prokurori Arjan Ndoja të cilit ju bë atentat
Në momentin e arrestimit në Shkodër në pikën kufitare të Muriqanit, i janë sekuestruar edhe dy telefona celularë të cilat nuk janë zhbllokuar ende nga grupi hetimor, por cilësohen si në provë kyçe që mund të çojë në zbardhjen e kontakteve me persona të përfshirë në këtë ngjarje si dhe itinerarin e lëvizjeve të tij.
Redjan Rraja është me profesion stomatolog dhe ka klinikë dentare në Fushë- Krujë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Emri i Redjan Rrajes u lakua në dosjen e dhunimit të Xhisiela Malokut nga kushëriri i tij, Rexhep Rraja (djali i deputetit Rrahman Rraja). Gjithashtu, ai ka qenë i pranishëm në tavolinë me Elton Çiçon, me të cilin kishte lidhje familjare, në momentin kur Çiço u ekzekutua në atentat në lokalin “De Niro” në zonën e ish-bllokut në Tiranë në 1 maj 2016. Asokohe Rraja u akuzua se prishi provat duke penguar zbardhjen e të vërtetës ndërsa pas disa orëve ndalimi rifitoi lirinë.
Rraja u arrestua pas kontrolleve të shumta që RENEA dhe Policia e Durrësit nisën me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, në 15 banesa në Krujë, Tiranë dhe Lushnje. Deri më tani janë shoqëruar 14 persona të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë sërish të lirë.
Sipas policisë, si rezultat i këyre kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan prova materiale që dyshohet se kanë lidhje me autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.
Pas breshërisë së tetë plumbave makina e prokurorit doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private, një ‘Benz CLS’ që dyshohet se ishin të shoqëruesit e Landi Muharremit.
Ndalimi i Rrajës është urdhëruar nga prokurorët për Krime të Rënda, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj. Akuzat që rëndojnë ndaj Redjan Rrajës janë “vrasje e funksionarëve publik”, “vrasje kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”.