Vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku viktimë mbetën Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.
Gazetari Igli Çelmeta ka arritur të mësojë detaje të reja për ngjarjen. Kështu bëhet me dije se 4 autorët e ngjarjes së rëndë prej ditësh kanë survejuar dhe ndjekur lëvizjet e Martinajt.
Ndërkohë Diklen Vataj luante rolin e bodigardit të 22-vjeçarit, që dyshohet për vrasjen e dy ish-policëve, Xhulio Prelës dhe Xhelal Reçit.
Ndërkohë Hoxhaj raportohet të ketë qenë shofer në automjetin tip “VW Passat”, që dyshohet se u shkrumbua pas hedhjes së lëndës djegëse nga autorët.