LAJME

Athina mbyll repartin ushtarak në kufi me Qafë Botën, grekët në protestë: Na ofron siguri, kemi frikë nga fletushkat e hedhura pro ushtrisë çlirimtare të Çamërisë

Reagime të organizatave dhe banorëve të Filiatit, komunë 25 km larg kufirit shqiptar të Qafë Botës, ka shkaktuar plani i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, për mbylljen e repartit ushtarak të Batalionit 628 të Këmbësorisë.

Nga e marta e kaluar me vendim të shoqatave të prindërve dhe kujdestarëve, nxënësit nuk kanë shkuar në shkollë dhe së bashku me prindërit e tyre po zhvillojnë tubime proteste në sheshin e komunës duke marshuar drejt repartit, ndërsa sot gjithë punonjësit e bashkisë nuk kanë shkuar në zyra.

Siç kanë theksuar banorët dhe zyrtarët e organeve lokale, reparti ushtarak në Filiates krijon një ndjenjë sigurie në zonën e tyre rurale dhe kontribuon në ekonominë lokale e cila vazhdon të tkurret.

“Bëhet fjalë për një vijë kufitare me shtetin fqinj ku banorët e mbetur po përballen vazhdimisht me probleme të ndryshme. Gjatë gjithë këtyre viteve prania e Ushtrisë në bashkëpunim me Policinë dhe Gardën Kufitare ja kanë dalë mbanë me shumicën e këtyre problemeve. Por tashmë përveç reduktimit të personelit të policisë dhe rojeve kufitare , shtohet edhe mbyllja e mundshme e repartit. Janë në radhë të parë arsyet e rëndësisë kombëtare dhe interesi kombëtar që detyrojnë mirëmbajtjen e funksionimit të Batalionit dhe sigurisht që ka edhe arsye ekonomike që kanë të bëjë me funksionimin e përgjithshëm të komunës së Filiatit”, -ka deklaruar kryetari i bashkisë së Filiatit Vasilios Tzigos.

Në mbledhjet dhe diskutimet e banorëve kanë marrë pjesë edhe deputetë të zonës, zyrtarë të qarkut të Thesprotisë si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të cilat me një peticion dërguar mediave greke theksonin midis të tjerash thuhet: “Flasim për një batalion, vetëm pak kilometra larg Shqipërisë, ku nacionalizmi fshihet dhe herë-herë manifestohet në mënyra të ndryshme, si p.sh. fletushkat e hedhura nga persona të panjohur javën e kaluar që flisnin për ushtrinë çlirimtare të Çamërisë“.

Për përshkallëzimin e protestave është formuar një komision për të koordinuar lëvizjet e radhës, të cilat parashikohen të përfshijnë bllokimin e portit të Igumenitsës si dhe autostradës Egnatia së bashku edhe me protesta që do të zhvillohen në Athinë në bashkëpunim me Vëllazëritë dhe Shoqatat e ndryshme.

Plani i qeverisë greke dhe Ministrisë së Mbrojtjes për mbylljen dhe riorganizimin e reparteve ushtarake greke është bërë i njohur nga prej nëntorit të kaluar kur ministri Nikos Dhendias ka paraqitur edhe një projekt 10 vjeçar me ristrukturim të forcave ushtarake greke me vlerë disa miliardë dollarë.

Duke theksuar se nuk ka nevojë që Greqia të ketë më shumë reparte ushtarake se SHBA, Dhendias kishte deklaruar se do të mbyllen të paktën 132 prej mbi 837 reparteve ekzistueseve për ti bërë ato që mbeten më të fuqishme dhe me mbi 70% më shumë në numër me forca ushtarake dhe armë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago