Një shtetas shqiptar në Greqi ka vrarë një person dhe ka plagosur 3 të tjerë (mes të cilëve dy efektivë) përpara se të ekzekutohej nga policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunë në Athinë, në atë që mediat greke e përshkruajnë si Çikago e viteve 1930 për shkak të dy incidenteve të përgjakshme me shkëmbime të shtënash, të ndodhura brenda pak minutash në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou.
Sipas mediave greke gjithçka nisi pak pas orës 9:30 të mbrëmjes, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia. Aty janë kryqëzuar dy makina, drejtuesit e të cilave kanë debatuar fort dhe janë përleshur duke shkëmbyer fyerje, për pasojë ka ndodhur masakra.
Shoferi i parë, i cili mësohet të ketë qenë shtetas shqiptar doli nga makina dhe hapi zjarr duke plagosur rëndë shoferin tjetër, i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.
Më tej, autori i ngjarjes raportohet se ka braktisur makinën dhe nën kërcënimin e armës që mbante në duar ka ndaluar një makinë tjetër që kalonte, duke zbarkuar me forcë drejtuesin e saj dhe me të është larguar nga zona.
Në ndjekje e sipër ai ka bërë disa herë rezistencë duke u përpjekur të arratiset, duke qëlluar në drejtim të policisë e duke plagosur 2 prej tyre. Policia është kundërpërgjigjur duke e ekzekutuar.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…